Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot u bëri thirrje anëtarëve të asaj aleance ushtarake që të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë, pavarësisht faktit se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vështirësi të bien dakord për ndihmën e mëtejshme ushtarake, raporton Reuters.
“Ne jemi të detyruar të ofrojmë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Interesat tona të sigurisë janë gjithashtu në rrezik”, shtoi Stoltenberg.
Propozimi i presidentit amerikan Joe Biden për të dërguar 60 miliardë ndihma në Ukrainë u prit me mosmiratim nga disa republikanë në Kongresin amerikan. Administrata në Uashington, megjithatë, mbetet optimiste dhe beson se shumica e demokratëve dhe republikanëve në Kongres janë të gatshëm të mbështesin ndihmën për Kievin.