Pas deklaratës përpara protestuesve, ku ndër tjerash tha se nuk do ta lejojnë vazhdimin e seancës, Abelard Tahiri sërish ka kërkuar që kjo seancë të ndërpritet.
Tahiri e ka konsideruar padrejtësi të madhe lënien e veteranëve jashtë ligjit për paga minimale dhe ka kërkuar që Kuvendi t’i ndërpresë punimet derisa të zgjidhet çështja e veteranëve, transmeton Fol Drejt.