Shërbimi Kombëtar i Emergjencave të Perusë njoftoi se të paktën tetë persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu të shkaktuar nga shirat e dendur në rajonin Arequipa, në jug të vendit.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Sekoc në provincën Kamana, ndërsa pesë persona janë ende në kërkim, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Mediat lokale peruane raportuan se numri i viktimave të rrëshqitjes së dheut ishte edhe më i madh, por Reuters nuk mund ta konfirmonte menjëherë këtë informacion./FolDrejt/