Trupat izraelite kanë vrarë një palestinez dhe kanë plagosur të tjerë gjatë një proteste kundër vendbanimeve ilegale izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, kanë thënë ministria palestineze e shëndetësisë dhe mjekët.
Imad Ali Mohammad Dweikat, 38 vjeç, u qëllua nga “një plumb në gjoks” në qytetin Beita dhe u shpall i vdekur në spitalin në Nablus aty pranë, tha ministria në një deklaratë të Premten, raporton Al Jazeera, përcjell FolDrejt.com.
Beita sheh demonstrata të rregullta kundër pushtimit ilegal izraelit dhe zgjerimit të vendbanimeve, të cilat shpesh çojnë në konfrontime.
Ushtria izraelite tha të Premten se 700 palestinezë ishin mbledhur në jug të qytetit palestinez Nablus, duke djegur goma dhe duke hedhur gurë dhe bomba benzine drejt trupave dhe policisë kufitare.
Shërbimi i ambulancës i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se 21 palestinezë të tjerë ishin qëlluar nga trupat izraelite, shumica prej tyre me plumba gome. Të tjerët u trajtuan për thithjen e gazit lotsjellës, thuhet në një deklaratë. /FolDrejt.com/