Në dy provincat turke që u shkatërruan nga tërmeti i muajit të kaluar, përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut morën 14 jetë njerëzore dhe shtuan më tej mjerimin dhe vuajtjen e mijëra njerëzve që mbetën të pastrehë pas tërmetit, njoftuan sot zyrtarët turq.
Ministri i Brendshëm Suleiman Soylu konfirmoi se ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të pesë personave të zhdukur në tre lokacione të përmbytura, raporton AP.
Përmbytjet e mëdha i kanë kthyer rrugët e qyteteve në provincat Adiyaman dhe Sanliurfa në lumenj të furishëm që transportojnë makina, shtëpi blu dhe kampe strehimi të përkohshëm për viktimat e tërmetit./FolDrejt/