Twitter, nën pronarin e ri Elon Musk, po mbështetet gjithnjë e më shumë në automatizimin në menaxhimin e përmbajtjes dhe po braktis disa procedura të rishikimit manual, tha për Reuters Ella Irwin, drejtoresha e masave të sigurisë dhe rikthimit të besimit të përdoruesit.
Irwin tha se Twitter preferon të kufizojë shpërndarjen e përmbajtjes në vend që ta heqë atë plotësisht, transmeton Fol Drejt.
“Gjëja më e madhe që ka ndryshuar nga më parë është se ekipit i është lejuar të veprojë shpejt dhe të jetë sa më ‘agresiv’ që të jetë e mundur,” tha Irwin të enjten, intervista e parë me një ekzekutiv të Twitter që kur Musk mori drejtimin e gjigantit të mediave sociale. fundi i tetorit./FolDrejt/