Erik Ten Hag siç duket ishte i interesuar për profesionin e trajnerit që në moshë të vogël pasi ai shihet në një video duke e këshilluar Johan Cruyff-in.
Erik ten Hag është një trajner i njohur sot. Pas tij është një episod i suksesshëm në Ajax, madje para gjigantit holandez ka punuar si trajner i ekipit të dytë të Bayernit, si dhe ka qenë trajner i Utrechtit. Ai aktualisht drejton Manchester United.
Pesëdhjetë e dy vjeçari Ten Hag ka qenë gjithmonë i uritur për njohuri futbolli. Edhe si fëmijë, ai mori këshilla nga i famshmi Johan Cruyff! Dhe jo vetëm kaq, ai e këshilloi edhe vetë Cruyff-in!
Një video shihet që Ten Hag i tregon Cruyff-it se si t’i trajtojë lojtarët e rinj.
“Nuk mendoj se duhet t’u bërtisni shumë lojtarëve të rinj. Kështu mund t’i shkatërroni”, tha Ten Hag. Cruyff më pas i shpjegoi të riut pse ndodhin të bërtiturat./FolDrejt/
A 13 year old Erik Ten Hag telling Johan Cruyff how a trainer should communicate with his players.
[See the thread for translation] pic.twitter.com/xtVmJE94GC
— ' (@TheShowtimeReds) January 16, 2023