YouTube ka nisur një veçori të re “Miniplayer”, e cila ju lejon të vazhdoni të shikoni një video në një dritare më të vogël gjatë shfletimit të seksioneve të tjera të faqes.
Mjafton të hapni faqen e Youtubes për të shikuar ndonjë video dhe do të vëreni një buton të ri në anën e djathtë të poshtme, butonin Miniplayer.
Klikoni mbi të, dhe videoja do të zvogëlohet ndërsa do të zhvendoset në këndin e djathtë për të iu lejuar që të kërkoni faqe tjera në të njëjtën kohë.
Për të mbylluar opsionin Miniplayer, mjafton të prekin X apo opsionin Esc në tastierën tuaj.