Autoritetet lokale bënë të ditur arsyen e ndryshimit të ngjyrës së ujit në Kanalin e Madh në Venecia.
Siç raportohet nga Guardian , autoritetet lokale thanë se ky ndryshim ishte për shkak të fluoresceinës, një substancë jo toksike që përdoret për të testuar rrjetet e ujërave të zeza, përcjell Fol Drejt.
Banorët vunë re se uji në kanal u bë i gjelbër të dielën, për këtë arsye policia hetoi shkaqet dhe u spekulua se mund të ishte një shfaqje e ambientalistëve.
Analiza tregoi “prezencën e fluoresceinës në mostrat e marra”, tha agjencia rajonale.
Rezultatet “nuk treguan praninë e elementeve toksike në mostrat e analizuara”, thuhet.
Kjo nuk është hera e parë që uji në këtë kanal bëhet i gjelbër.
Në vitin 1968, artisti argjentinas Nicolás García Uriburu pikturoi ujin të gjelbër me bojë fluoreshente gjatë Bienales në një performancë për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor./FolDrejt/