Referuar rrethanave dhe zhvillimeve të ndodhura dje (29.05.2023), ku protestues, individë/grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë.
Protestat në tri komunat në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po vazhdojnë edhe
sot pranë objekteve komunale, situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë, përcjell Fol Drejt.
“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe
mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe
institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet
hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme.
Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë
të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/