Grupi joformal ndërkombëtar i hakerëve “Anonymous” i ka dërguar mesazhe të reja presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në të cilin thuhet se do ta bëjnë atë të paguajë një çmim të rëndë.
Në njërin prej profileve në Twitter (@parrattarna) pretendojnë se gjatë natës e kanë hequr faqen e Ushtrisë Serbe, ndërsa sot në mëngjes faqen e vucic.rs, por të dyja faqet janë aktualisht në funksion.
“Fashist Aleksandër, mos kaloni kohë me qentë tuaj. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos i nënvlerësoni Anonymous, do t’ju vënë një zinxhir”, kanë shkruar ata në atë profil.
Mesazhi erdhi pas një postimi në Instagram të presidentit të Serbisë, i cili postoi një foto ku shihet duke luajtur me qentë dhe shkruante: “Po përgatitemi të luftojmë kundër Anonymous” pas mesazheve të para të Anonymous në fund të dhjetorit 2022, në të cilat ata pohoi se Vuçiq “po shkaktonte provokime në veri të Kosovës dhe po përpiqet të provokojë një konflikt të armatosur”.
Në Twitter është shfaqur edhe profili i Anonymous TV me flamurin ukrainas (@youranontv), i cili ka publikuar mesazhin e parë në fund të dhjetorit dhe që tani thotë se janë gati t’i përgjigjen “sfidës së Vuçiqit”.
“Kukulla e Putinit, Aleksandar Vuçiq, meqë je gati të na sfidosh, ne do të të plotësojmë dëshirën. Ky është vetëm fillimi dhe së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të mëdha nga ana jonë. Na prisni”, thuhet në njoftim.